-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U përjashtua nga Grupi i PD, reagon Oerd Bylykbashi: Alibeaj i ka “hipur” kalit të marrëzisë!

Kryesoret

Oerd Bylykbashi është një nga deputetët demokratë që u përjashtua nga grupi i PD nga Enkelejd Alibeaj. Për këtë ai ka reaguar duke thënë se vendimi është nul, ndërsa u shpreh se ky akt është kryer në bashkëpunim me Lulzim Bashën për t’i shërbyer Edi Ramës.

Bylykbashi tregoi se vendimi i Alibeajt për të përjashtuar 4 deputetë e PD në 15 janar 2022 është i bazuar mbi një rregullore që nuk ekzistonte më, pasi ishte shfuqizuar nga një tjetër.

“Kjo është në imagjinatën e Alibeajt, sepse edhe juridikisht është me vlerë nul. Nganjëherë disa gjëra vijnë për të hedhur dritë për të kuptuar në çfarë kali marrëzia kanë hipur disa individë dhe i pari është Enkelejdi. Ky nuk është akti individual i Alibeajt por është në koordinimi me Bashën dhe kjo është shërbimi më i fundit me çmim të lirë për Ramën.

Pse është nul vendimi i Alibeajt?

Është një shkresë pas 1 vit e gjysmë që ne i kërkonim kryetares së kuvendit mbi ç’bazë i kishe përjashtuar 4 deputetë, një vendim i firmosur nga Alibeaj më 15 janar 2022, ne s’e kishim parë. Tregoi se ai kishte qenë i ethshëm ta bënte, po atë ditë Rushaj dha dorëheqjen se nuk  pranoi të firmoste atë vendim. Ai vendim i referohet një rregulloreje të grupit të datës 5 shtator 2017. Në fakt grupi parlamentar është mbledhur dhe ka miratuar në 12 shkurt  2018 rregulloren e re që shfuqizo të parën që mban firmën e Bashës. Vendimi  i referohet një rregulloreje që nuk ekzistonte më pasi është  shfuqizuar nga një tjetër”,  tha Bylykbashi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit