-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Video/ Sulmoi dhe plagosi 6 persona në Paris, paraburgim për 20-vjeçarin

Kryesoret

Prokuroria në kryeqytetin francez njoftoi ditën e sotme se ka lënë në paraburgim me akuzën për tentativë vrasje 20-vjeçarin i cili plagosi të mërkurën 6 persona në një stacion treni në Paris.

Prokuroria vlerësoi se gjendja shëndetësore e këtij burri, i cili mbeti i plagosur nga zjarri i policisë, lejon marrjen e kësaj mase.

Dy oficerë policie, njëri prej të cilëve ishte jashtë detyrës qëlluan dhe plagosën sulmuesin.

Burri ndodhet në spital me dy plagë në gjoks dhe një në krah, por gjendja e tij nuk konsiderohet kritike.

Në një deklaratë të lëshuar vonë dje, prokurorja e Parisit, Laure Bequio tha se burri, rreth moshës 20 vjeç filloi pa asnjë arsye të godiste viktimën e parë.

Personi u godit 20 herë me një grep metalikNë total të këtij incidenti u plagosën 6 persona.

Sipas prokurorisë, ende nuk është konfirmuar identiteti i autorit.

Një burim policor tha se sulmuesi është një libian, i lindur në vitin 2000, ndaj të cilit është lëshuar një urdhër deportimi, i cili nuk është zbatuar për shkak të paqëndrueshmërisë që mbizotëron në Libi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit