Kamerat e sigurisë dyshohet se kanë kapur autorin që i vendosi tritolin në shtëpi shefit të policisë së Shkodrës, Pëllumb Shpati. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur një person vendos lëndën plasëse dhe më pas largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
E PLOTË/ Tre familje brenda vilës! Tritoli në shtëpinë e shefit trondit Shkodrën
Shpërthimi ka qenë i fortë duke shkaktuar dëme materiale në banesë dhe në automjetet e familjarëve të Shpatit të cilat ishin parkuar në oborrin e shtëpisë. Policia ka nisur hetimet për zbardhur rrethanat e ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.
I vunë tritol në derë të shtëpisë, flet shefi në Shkodër: S’di kush e ka bërë
Pëllumb Shpati jeton në një vilë 3-katëshe së bashku me familjet e dy vëllezërve të tij, edhe dy të tjerët efektivë policisë së Shkodrës. Babai i shefit të krimeve, tha se brenda vilës shin 17 pjesëtarë në total.
Tritoli në banesën e shefit në Shkodër, flet babai: Ishte për shkak të postit të djalit