Klubi katalanas, Barcelona i ka ofruar Interit një marrëveshje shkëmbimi mes mesfushorit, Franck Kessie dhe Marcelo Brozoviç.
Lajmi u bë me dije nga mediat spanjolle.
Kessie u transferua te Barcelona verën e kaluar si futbollist i lirë pas përfundimit të kontratës me ekipin italian, Milan.
Përshtatja e tij në La Liga nuk ka qenë e duhura dhe mesfushori nga Bregu i Fildishtë ka qëndruar më shumë në stol.
Kjo ka shtyrë menaxherët e tij që të nisin punën për një rikthim të tij në kampionatin italian dhe së fundi mediat spanjolle kanë raportuar se është hedhur ideja e një shkëmbimi me mesfushorin e Interit, Marcelo Brozoviç.
Ky i fundit sapo ka rinovuar me Interin dhe është një element mjaft i rëndësishëm i mesfushës zikaltër.
Megjithatë Beppe Marotta dhe Piero Ausilio mund të marrin në konsideratë një shkëmbim kokë më kokë, duke pasur parasysh katër vitet diferencë mes kroatit dhe Franck Kessie.
Nga ana tjetër, Barcelona do të mund të sillte një mesfushor që di të luajë para mbrojtjes dhe është gati të marrë vendin e Sergio Busquets.