Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje, ndërsa në pranga ka rënë një 34-vjeçar. Bëhet fjalë për Ardit Buqin, banues në fshatin Gjashtë. Gjatë kontrollit në automjet të riut iu gjet një armë zjarri pushkë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
“Në rrugën e fshatit Gjashtë, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin e dyshuar, me drejtues Ardit Buqin dhe pasagjer F. Gj. Gjatë kontrollit në automjet është gjetur një armë zjarri pushkë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë drejtuesi i automjetit Ardit Buqi 34 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. Gj., 34 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.