Një video tronditëse e momenteve të fundit të një motoçiklisti të vrarë nga anëtarët e bandës rivale është shfaqur në Britani teksa gjykata ka dënuar me dënime të rënda autorët.
59-vjeçari David Crawford po ecte në një rrugë fshati në Devon, Angli më 12 maj 2022.
Tre sulmuesit, të moshës 42, 36 dhe 32 vjeç e vunë re dhe e shënjestruan atë.
Ajo që i zemëroi ata ishte se xhaketa që ai kishte veshur ishte në ngjyrat e bandës rivale.
Ata pretenduan në gjykatë se e konsiderojnë fyese që anëtarët e një bande të mbajnë stemat dhe emblemat e një bande tjetër.
Në materialin vizual nga një aparat fotografik (dashkamera) në furgonin që drejtohej nga njëri prej të akuzuarve, automjeti duket se bie në drejtim të motoçiklistit me qëllim.
Motoçikleta u përmbys dhe drejtuesi i saj mbeti i bllokuar nën kamionçinë që e tërhoqi zvarrë për qindra metra.
Drejtuesi i motoçikletës ka mbetur i vrarë në vend. Ekzaminimi mjeko-ligjor më vonë ka rezultuar se ai kishte lëndime të rënda kryesisht në anën e majtë të trupit për shkak se ishte marrë nga furgoni.
Një automjet i zi me dy të pandehurit e tjerë po vëzhgonte vendin e ngjarjes.
Të premten, gjykata më në fund i shpalli fajtorë tre burrat për vrasje nga pakujdesia dhe dënoi shoferin me 12 vjet burg dhe dy të tjerët me 4 vjet.
Megjithatë, të tre u liruan nga akuza për vrasje.