15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ambasadori shqiptar çon dramën e fëmijëve ukrainas në OKB: Rusia është agresori

Kryesoret

Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha deklaroi në Këshillin e Sigurimit se Rusia është agresori i vetëm ndërsa Ukraina po mbrohet nga sulmet vdekjeprurëse që nuk kanë kursyer askënd as civilet. Lufta në Ukrainë për ambasadorin shqiptar përbën edhe dramat më tragjike më individuale të njerëzimit.

Hoxha ngriti pyetjen se sa fëmijë të tjerë, djem e vajza, e kanë parë fatin e tyre në mëshirën e një lufte që nuk e duan dhe nuk e kuptojnë dot. Për ambasadorin shqiptar bota ka nevojë për Ukrainën brenda kufijve të saj për të shpëtuar një rend botëror nga shkelësit aktualë dhe të ardhshëm të rregullave të pranuara përgjithësisht.

“Mijëra civilë janë vrarë. Rreth 8 milionë janë bërë refugjatë. Një pjesë e madhe e popullsisë vuan nga trauma psikologjike. Pavarësisht dënimit dhe refuzimit në mbarë botën, pavarësisht nga numri i madh i jetëve njerëzore, pavarësisht gjithçkaje, Rusia vazhdon rrugën e saj.

Yaroslav, një djalë 13 vjeç, ishte duke pritur Vitin e Ri me familjen e tij në Nadniprianske, kur shtëpia e tyre ra nën zjarrin rus. I plagosur rëndë, ai u dërgua në spitalin në Kherson. Por në minutat e para të vitit 2023, ushtria ruse bombardoi spitalin dhe Yaroslav u evakuua në Mykolaiv, ku mjekët vazhduan të luftonin për jetën e tij, me shpresë e me sukses në këtë rast.

Ne përshëndesim rezistencën e tyre heroike dhe shkëlqimin ushtarak përballë një pushtimi brutal. Kjo është arsyeja pse ka qenë dhe mbetet thelbësore të ndihmohen ukrainasit që të mbrohen dhe të mbizotërojnë në rivendosjen e sovranitetit të tyre, në sigurimin e kufijve të tyre, sepse çdo rezultat tjetër vetëm sa do të mprehë oreksin e Kremlinit” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit