Një 21-vjeçar u arrestua në Tiranë për kontrabandë. Ai tregtonte gaz kontrabandë në një ambient të përshtatur.
Sekuestrohet një depozitë me 1500 litra gaz, një pompë karburanti dhe 28 bombola gazi. I arrestuari është F. M., 21 vjeç, banues në Babrru.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.