Një ngjarje e rëndë ndodhi dje në Fier. Në mes të ditës një person u qëllua me armë zjarri pas një konflikti pranë një qendre tregtare.
I plagosuri është Dashamir Muçaj 50-vjeç. Autori Altin Nika 52-vjeç nga Vlora, që vijon të jetë në kërkim, pasi u arratis duke humbur gjurmët pas ngjarjes.
Autori i krimit është një person që dyshohet se përdor tre emra. Policia dha pak detaje në lidhje me ngjarjen, ndërsa i plagosuri është në gjendje të rëndë për jetën.