Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dje konfiskoi pasuritë e Astrit Beqirit, i cili aktualisht ndodhet në burg.
Një pulari, disa automjete, shuma monetare, toka apo edhe apartamente, që sipas gjykatës Beqiri i vendosi nga trafiku i drogës dhe për këtë arsye janë konfiskuar duke i kaluar shtetit.
Beqiri u dënua më 23 mars të vitit 2021 me 14.2 vite burg, pasi u shpall fajtor për pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal. Ai akuzohet se ishte pjesë e një grupi kriminal, i cili ka trafikuar mbi 1650 kg kokainë drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Ai është një emër i njohur në Shkodër për aktivitetin që kishte ngritur, por tashmë pronat i kaluan shtetit dhe vetë ndodhet pas hekurave.
Prona, pularia, miliona dhe makina! Konfiskohet pasuria e të “fortit” të Shkodrës