Shakira thyen rekorde. Kënga e re dedikuar ndarjes së dhimbshme nga Gerard Pique ka kaluar përtej pritshmërive brenda pak orëve. “Me këtë këngë që për mua është një katarsis dhe një shfryrje nuk e kisha imagjinuar asnjëherë që sot në moshën 45-vjeçare të arrija sërish në vendet e para të klasifikimit botëror. Dua të përqafoj miliona femrat që rebelohen dhe kjo këngë i bën të ndihen të rëndësishme.
Gra që mbrojnë atë që mendojnë dhe ngrenë dorën kur nuk janë dakord. Ato janë frymëzimi im dhe ky nuk është vetëm rezultat imi por i të gjithave. Duhet të ngrihemi jo siç na tregon shoqëria por siç duam vetë sepse vetëm kështu mund të shkojmë përpara dhe të ecim për fëmijët tanë, prindërit dhe të gjithë ata që kanë nevojë e besojnë te ne” tha ajo.
Kënga përmban referenca të qarta për marrëdhënien e dështuar me Gerard Piqué “Ti ndërrove një Rolex me një Casio, një Ferrari me një Twingo”, dhe përmend gjithashtu Clara Chía Martí, e dashura aktuale e ish-futbollistit katalanas.
Por ish-futbollisti i Barcelonës, Gerard Pique u shfaq në një event dhe u dhuroi të pranishmëve nga një orë. “Kjo orë është për gjithë jetën”, tha Pique në një aludim të qartë për ndarjen me nënën e fëmijëve të tij dhe për sulmet e këngëtares kundër tij dhe partneres së tij aktuale.