-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kolumbianët përjetësojnë Shakirën në statujë gjigande

Kryesoret

Vendlindja e Shakirës, Barranquilla ka përjetësuar këngëtaren kolumbiane me një statujë gjigande të vendosur në qytet. Statuja prej bronzi rreth 6 metra e lartë është realizuar nga artisti Yino Márques.

Ai e krijoi atë duke u frymëzuar nga lëvizja e saj më e njohur e kërcimit nga videoklipi i vitit 2005, të këngës “Hips Don’t Lie”.

“Një zemër që kompozon, ije që dridhen, një talent i pashoq, një zë që lëviz edhe masat këmbëzbathura që marshojnë për të mirën e fëmijërisë dhe njerëzimit”, thuhet në postulatin pranë statujës.

Ka qenë vetë këngëtarja që ka njoftuar ngritjen e statujës së saj, duke postuar fillimisht foto të prindërve të vetë duke pozuar të buzëqeshur para saj.

“Ndihem e lumtur kur e ndaj këtë moment me prindërit e mi dhe veçanërisht me nënën time në ditëlindjen e saj”, ka shkruar ajo në Instagram.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit