Shtëpia e Bardhë njoftoi sot se janë zbuluar edhe 5 faqe të tjera dokumentesh të klasifikuara në një dhomë pranë garazhit të shtëpisë së familjes së presidentit amerikan Joe Biden në Wilmington, Delaware.
Dokumentet që datojnë nga periudha e nënpresidencës së Joe Biden nën administrimin e Barack Obamës janë gjetur pas mbërritjes në vend të enjten mbrëma të këshilltarit ligjor të presidencës Richard Sauber.
Shtëpia e Bardhë njoftoi se 5 faqet i shtohen dosjeve të tjera të gjetura në rezidencën private si dhe dokumente të tjera të klasifikuara të gjetura nëntorin e kaluar në një zyrë në Uashington.