Pas vdekjes së Papa Benediktit, shumë raporte thanë se u hap rruga për dorëheqjen e Papa Françeskut në një kohë kur Vatikani po “vlon” mes konservatorëve dhe progresistëve.
Në meshën e tij të së dielës, Papa Françesku duket se bën një deklaratë që mund të interpretohet vetëm si e çuditshme.
Në predikimin e tij vëren ai, “ne duhet të dimë të dalim në pension në kohën e duhur”.
Më konkretisht ai tha: “Do të na bëjë mirë të kultivojmë, si Shën Gjon Pagëzori, virtytin që na lejon të tërhiqemi në momentin e duhur, duke dëshmuar se pika referimi e jetës është Jezusi”. Papa aktual argjentinas jo vetëm që kishte mbrojtur normalizimin e dorëheqjeve papale, por shkoi një hap më tej duke parashikuar se mandati i tij do të ishte relativisht i shkurtër. Ai madje e kishte cilësuar si “guximtar” vendimin e paraardhësit të tij për t’u larguar nga posti i Papës, sapo ndjeu se forcat e tij nuk po e ndihmonin.
Françesku ngriti çështjen e “pensionimit” të tij në kthimin e tij nga Kanadaja verën e kaluar, kur u tha gazetarëve se “dera e dorëheqjes së tij është e hapur dhe kjo nuk do të jetë një fatkeqësi” për Kishën.
Por ai hezitoi të vazhdonte sa ishte gjallë paraardhësi i Benediktit, pasi pamja e tre papëve në Vatikan, një aktiv dhe dy nderi, do të dëmtonte prestigjin e institucionit.