-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Barcelona shkatërron 3-1 Real Madridin, shpallet kampione e Super Kupës spanjolle

Kryesoret

Ka përfunduar “El Classico” i parë i viti 2023 ku pas një ndeshje shumë emocionuese dhe plot gola Barcelona u kurorëzua fituesja e Super Kupës së Spanjës.

Katalanasit arritën të mposhtin në stadiumin King Fahd Internationaltë madrilenët me një rezultat 3-1.

Barcelona arriti të dilte në avantazh që në minutën e 33 me golin e Gavit i cili arriti të kalonte mbrojtjen e Carvajal si dhe portierin, Courtois.

Por pjesa e parë nuk u mbyll me kaq pasi në minutën e 45 Lewandowski arriti të dërgonte saktë në portë një pasim nga Gavi i cili dyfishoi rezultatin për katalanasit.

Pjesa e dyte solli të tjera emocione dhe raste të cilat Barcelona i shfrytëzoi saktë duke sjellë golin e tretë të mbrëmjes.

Protagonisti i ndeshjes, Gavi dha një pasim fanatastik për Pedrin i cili në minutën e 69 fiku të gjitha shpresat e madrilenëve për një rikthim.

Benzema arriti të shënonte golin e nderit në minutat shtesë por pa e vendosur aspak në vështirësi ekipin katalanas.

Festa tashmë kishte nisur për tifozat e Barcelonës por mbetej vetëm fishkëllima e fundit për ti shpallur kampion të Super Kupës së Spanjës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit