Shqipëria u trondit sonte nga një tërmet 4.7 ballë me epiqendër në Xibër të Klosit. Lëkundjet u ndjenë në të gjithë Shqipërinë. Sizmologu Rrapo Ormeni qetëson qytetarët.
“Duket se energjia po vjen duke u shuar. Mendojmë se kjo është goditja kryesore. Magnituta 4.7 mund të shkaktojë dëme në shtëpi të vjetra. Tërmetet mbi 7 ballë shënojnë dëme të mëdha” tha ai.