-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Putin pas sulmeve vdekjeprurëse në Ukrainë: Gjithçka po shkon sipas planeve

Kryesoret

Presidenti rus, Vladimir Putin ka  vlerësuar se “operacioni special ushtarak” në Ukrainë po ndjek një “vrull pozitiv” pas njoftimit të pushtimit së qytetit lindor të Ukrainës Soletar, një pushtim që Kievi ende e mohon.

“Momenti është pozitiv dhe gjithçka po shkon sipas planeve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm. Shpresoj që luftëtarët tanë do të na falënderojnë edhe më shumë me rezultatet e tyre ushtarake ”, tha presidenti rus duke folur për rrjetin televiziv shtetëror rus Rossiya 1.

Nga ana e saj, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi sot se forcat ruse lëshuan një valë raketash.

Sulmet kundër ushtrisë dhe infrastrukturës ukrainase dje të shtunën.

Të paktën 21 persona u vranë në një sulm rus në një ndërtesë apartamentesh në qytetin lindor të Dnipro dje pasdite, sipas autoriteteve ukrainase.

Ministria ruse e Mbrojtjes nuk e përmendi Dnipron si një objektiv specifik të ndonjë bastisjeje.

Ajo tha gjithashtu se trupat e saj po bënin përparim drejt qytetit të Bakhmut – fokusi i sulmeve ruse në muajt e fundit – në provincën Donetsk të Ukrainës. Sipas ministrisë ruse, trupat ruse përparuan drejt periferive veriore të qytetit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit