Një aksident ka ndodhur në rrugën e Arbrit. Një tjetër automjet i kompanisë “Gjoka Construcsion” ka rrëshqitur dhe kanë dalë nga rruga duke përfunduar në një baxho qumështi.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme ku një automjet tip fadromë që po punonte në rrugën e Arbrit në fshatin Bastar Murrize të Tiranës ka dalë nga rruga duke përfunduar mbi një baxho të përpunimit të qumështit. Nga rënia e mjetit të rëndë ka mbetur i plagosur drejtuesi i saj dhe ka pasur dëme materiale.