Një lëkundje e fuqishme tërmeti u regjistrua sot në mbrëmje në Shqipëri.
Sipas EMSC, lëkundja ishte në magnitudën 5.2 të shkallës Rihter. Disa minuta më pas u shoqërua nga një pasgoditje, 2.9 ballë.
Lëkundjet u ndjenë në disa qytete si Tirana, Pogradeci, Lezha dhe Durrësi.
Ndërkohë EMSC raporton se epiqendra e tërmetit ishte 14 km nga qyteti i Burrelit dhe me thellësi 2 km.