Dhunohet mësuesi i Fiskulturës në Tepelenë.
Sipas informacioneve të fundit mësuesi i dhunuar është 59-vjeçari, Kleanth Laçi.
Ai është dhunuar nga disa persona. Laçi është thirrur nga 3 persona të cilët kanë dashur që “ta sqarojnë” dhe më pas e kanë dhunuar.
Mësuesi ka marrë plagë në kokë, fytyrë dhe në bark.
Kanë qenë familjarët e Laçit ata të cilët kanë njoftuar policinë për dhunimin e mësuesit.
Ai është dërguar me urgjencë në spital nga familjarët dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen në fjalë dhe për identifikimin e autorëve.