Zgjidhet anëtarja e re e Gjykatës Kushtetuese.
Ajo është Holta Zaçaj, e cila do të zëvendësojë Vitore Tushën që mban edhe postin e kryetares në gjykatën më të lartë në vend, por që i ka mbaruar mandati prej disa vitesh.
Zaçaj mori gjashtë vota dhe shkon në Gjykatën Kushtetuese e zgjedhur nga radhët e Gjykatës së Lartë.
Tashmë plotësohet kuorumi i Gjykatës Kushtetuese me 9 anëtarë.