Në Gjakovë kanë nisur përgatitjet e qytetarëve për të marrë pjesë në marshin që mbahet sot në Prishtinë, në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.
Një numër i madh autobusësh është parë duke pritur të nisen për në kryeqytet, ndërsa marshimi pritet të fillojë në orën 14:00.
Qytetarët e mobilizuar shprehin solidaritet dhe mbështetje për ish-krerët e UÇK-së, duke marrë pjesë në këtë aktivitet paqësor dhe organizuar.









