-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Në lot, banorët rrëfejnë tmerrin e tërmetit: Fjetëm jashtë! Pamë vdekjen me sy

Kryesoret

Rreth 30 shtëpi janë dëmtuar nga tërmeti me magnitudë 4.7 i shkallës Rihter që goditi mbrëmë Shqipërinë me epiqendër në Xibër të Klosit. Tërmeti ka dëmtuar banesat më të vjetra. Fshatrat, Fullqet Xibër Murrize, Xibër Hane, Shkallë, Guri i Bardhë, janë ato që kanë më së shumti dëmtime.

Strukturat e Emergjencave Civile lokale dhe qendrore janë në terren për të verifikuar dëmet. Tek një pjesë e banorëve ende nuk kanë shkuar. “Tek unë nuk ka ardhur asnjë” tha një banor duke shtuar se “ndoshta kanë shkuar tek të tjerët më parë”.

“Po e ndjemë tërmetin, dolën të gjithë jashtë nga frika. Më është dëmtuar edhe banesa” tha një e moshuar. “Mbrëmë fjeta në kuzhinë sepse është afër derës që të dilja më shpejt. Por më pas dola fjeta fare jashtë. Më mirë të marr plevitën se të vdes” tha një tjetër. “U trembëm shumë, kemi fëmijët e vegjël” tha një grua.

Apeli në fund është për ndihmë nga shteti. Lëkundja kryesore mbrëmë deri në mesditën e sotme, sipas sizmologëve është shoqëruar me rreth 100 pasgoditje me shkallë më të ulët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit