Paraditen e sotme Edi Rama ka mbledhur deputetët e grupit në nisje të sesionit të ri parlamentar. I pranishëm për herë të parë në këtë takim ka qenë edhe deputeti Agron Çela, i cili kaloi nga Partia e Lirisë te Partia Socialiste.
Në fokus kanë qenë zhvillimet e fundit, qëndrimi i PS-së, por edhe përgatitjet për zgjedhjet e 14 Majit. Rama ka qenë kritikë me disa deputetë për mungesa në komisione, por edhe ministrat për performancën që kanë pasur vitin që u mbyll. Rezerva sipas burimeve mediatike, Edi Rama ka pasur për ministren e Jashtme Olta Xhaçka.
Më tej ai ka kritikuar deputetët e qarkut të Vlorës. “Të gjithë kanë kërkuar të bëhen kryetarë bashkie”, mësohet të jetë shprehur Kreu i PS në këtë mbledhje. Në orën 16:00 pasditen e sotme nis sesioni i ri parlamentar.