Një ish-deputete afgane dhe truproja e saj janë qëlluar për vdekje në shtëpinë e saj në kryeqytetin Kabul, ka thënë policia afgane. Mursal Nabizada, 32 vjeç, ishte një nga të paktat deputete femra që qëndruan në Kabul pasi talibanët morën pushtetin në gusht 2021.
Vëllai i saj dhe një roje e dytë e sigurisë u plagosën në sulmin të dielën. Ish-kolegët e vlerësuan zonjën Nabizada si një “kampione e patrembur për Afganistanin”, e cila refuzoi të largohej nga vendi. Që kur talebanët u kthyen në pushtet në vitin 2021, gratë janë larguar nga pothuajse të gjitha fushat e jetës publike.
Zëdhënësi i policisë së Kabulit Khalid Zadran tha se forcat e sigurisë kishin nisur një hetim serioz për incidentin. Ish-deputetja Mariam Solaimankhil tha se Nabizada ishte një grua e fortë, e cila qëndronte edhe përballë rrezikut.
Ende nuk janë identifikuar autorët e krimit të rëndë por mediat e huaja raportojnë se shkak për këtë sulm janë bërë talebanët të cilët së fundmi kanë ndërtuar një sistem përjashtues për të gjitha gratë që dëshirojnë të marrin pjesë në jetën publike të Afganistanit.