Deputeti Agron Çela sot nuk u ul në vendin e tij të zakonshëm.
Pas vendimit për të kaluar nga Partia e Lirisë te Partia Socialiste, deputeti i zgjedhur në qarkun e Shkodrës është ulur në krahun e shumicës socialiste.
Kështu Partia e Lirisë ngelet me tre deputetë; Monika Kryemadhi, Erisa Xhixho dhe Petrit Vasili.