Mbrëmjen e djeshme një tërmet me magnitudë 4.7 ballë i shkallës Rihter me epiqendër në Klos u ndje thuajse në të gjithë Shqipërinë. Por nuk mbaroi me kaq.
Deri në orët e para të mëngjesit ka pasur disa pasgoditje, që kanë qenë më të vogla se goditja kryesore.
Sizmologu Edmond Dushi shprehe se tërmeti i mbrëmjes së djeshme ka qenë me magnitudë 4.7 të shkallës rihter ndërsa ka qenë 5.5 ballë. Ai tha se pas lëkundjes kryesore ka pasur edhe mbi 60 pasgoditje.
“Tërmeti që u regjistrua kishte një magnitude 4.7 të shkallës rihter, 5.5 ballë. Kur flasim për rihter është ajo çfarë pajisjet regjistrojnë, ndërsa ballë është efekti në zonën ku bie.
Aktiviteti ka nisur kohë më parë që në datën 12. Ka pasur një frenim ditën e djeshme dhe kjo shënoi atë tendencën për të pasur magnitudë të madhe. Deri tani kemi rreth 62 pasgoditje dhe magnituda ka ardhur duke u zvogëluar.
Ne nuk jemi në pozicion që të japim një alert disa sekonda përpara. Qytetarët duhet të parapërgatiten. Jetojmë në një vend që dukuria sizmike është prezentë” tha ai.