Alvi Gumeni është dorëzuar në policinë e Tepelenës duke pranuar që ka dhunuar mësuesin 59-vjeçar Kleanth Laçi.
Ai ka treguar se është emigrant dhe se është kthyer nga vendi ku jetonte pas thirrjes se të motrës për ndihme pasi 13-vjeçarja pretendohet se është ngacmuar seksualisht nga mësuesi 59 vjeçar Kleanth Laçi.
Ndërsa vetë mësuesi ka thënë sot për mediat se e kishin ftuar për kafe, por e futën në makinë dhe e rrahën.
“Nuk kam konflikte me askënd. Nuk e kuptoj se përse më rrahën. Më thanë që do të më qerasnin në një kafe, por më futën në makinë dhe më rrahën”, tha ai për mediat.
“Eja të qerasim në kafe”! Mësuesi tepelenas: Më futën në makinë dhe më rrahën