-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

KPA shkarkon ish-gjyqtarin e Apelit Andi Civicin, nuk justifikonte pasurinë

Kryesoret

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra e gjyqtarit të Apelit Civil, Andi Civici.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që e ka marrë këtë vendim ka qenë e përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë.

“Lënien në fuqi të vendimit nr. 243, datë 04.03.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Andi Civici. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 17.01.2023” , thuhet në vendim.

Gjyqtari i Apelit të Tiranës, Andi Civici u shkarkua nga detyra lidhur me problemet që iu gjetën në vlerësimin e kriterit të pasurisë.

Në vendimin e KPK thuhet se gjyqtari ka deklaruar blerjen e një apartamenti në vitin 2012 në Tiranë, me sipërfaqe 147,80 m2, me vlerë 155.000 mijë euro.

Si burim për blerjen e kësaj pasurie gjyqtari ka deklaruar 113.000 mijë euro të përfituara nga shitja e apartamentit në Vlorë dhe një hua 42 mijë euro nga vjehrri.

Por, apartamentin që e shiti 113 mijë euro, gjyqtari ka deklaruar më parë se e ka blerë 6 milionë lekë.

Edhe këto para thotë se i ka marrë hua, konkretisht 3.000.000 lekë nga vjehrri, 3.000.000 lekë dajës dhe 1 000 000 lekë babait. 1 000 000 lekë i ka shpenzuar për mobilimin e banesës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit