-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lekët në ditën e shitjes! PD bashkon votat me PS-në për bujqit: Vlerësojmë Braçen

Kryesoret

Shumica dhe opozita si rrallë herë janë bërë bashkë duke pranuar propozimin e deputetit Erion Braçe për të vendosur në një marrëdhënie juridike, raportin mes bujqve e fermerëve me grumbulluesit. Thënë më qartë, grumbulluesit marrin mallin, por lekët për fermerin i japin nëse shitet malli.

Kjo, tha ish-zv/ kryeministri ka sjellë probleme në të gjithë zinxhirin bujqësor dhe tashmë me ndryshimet nuk do të varet nga ndërgjegja, por efekti ligjor. “Një pjesë e fermerëve ende nuk kanë marrë lekët e shitjeve të vitit të kaluar. Pagesa të kryhet në ditën e grumbullimit. 

Tregu funksionon në informalitet. Kompanitë e eksporteve funksionojnë me telefon, jo kontratë ligjore. Sot ndërmjetësit janë ata që po shkatërrojnë tregun” tha Braçe. Nisma është mbështetur nga ministria e Bujqësisë.

Deputeti i PD-së, Edmond Spaho e përshëndeti nismën e zotit Braçe. “Shpreh vlerësimin për ministrinë e Bujqësisë që sot po merr një masë për bujqit.

Kjo është detyrë për organet tatimore për ta disiplinuar. Pavarësisht dëshirës së mirë të zotit Braçe, kam dyshime se nuk do të ketë vullnet për ta zbatuar. Do Zoti edhe bëhet, por pesimist jam. Por do ta votoj” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit