Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi vijon denoncimin e aferës së inceneratorëve duke publikuar fakte të reja.
Ajo shprehet se në filmimet e zhvilluara nga korriku 2022 deri në janar të 2023 në inceneratorin e Tiranës provohet e kundërta e deklaratave të kryeministrit Rama në Komisionin Hetimor për Inceneratorët.
“Kryeministri deklaroi se në inceneratorin e Tiranës bëhet ndarja në burim, riciklimi dhe djegia. Nga pamjet që ne kemi siguruar në inceneratorin e Tiranës bëhet vetëm kapsulimi.
Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet të dalin të dy para drejtësisë për aferën e inceneratorëve.
Deklaratat e tyre në Komisionin Hetimor janë gënjeshtra dhe për veprimet dhe deklarimet e tyre duhet të dalin bashkë.
Edi Rama dhe Erion Veliaj në dy kokat kryesore të grupit të strukturuar kriminal të aferës së inceneratorëve” tha ish-kryetarja e LSI-së.