-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Njeriu më i pasur në Angli nis procedurat për blerjen e Manchester United

Kryesoret

Njeriu më i pasur në Britaninë e Madhe, Jim Ratcliffe ka konfirmuar se kanë filluar negociatat për blerjen e një prej klubeve më të mëdha të futbollit në botë, Manchester United.

Miliarderi, i cili është kreu i kompanisë kimike, Ineos planifikon të blejë United nga familja amerikane Glazer, e cila prej 17 vitesh është në krye të klubit nga Old Trafford dhe po përballet me kritika të mëdha nga tifozët.

Tifozët e United prej vitesh organizojnë protesta kundër familjes Glazer dhe u kërkojnë ta shesin klubin, ndaj në disa raste kanë bojkotuar ndeshjet ku futeshin e më pas dilnin nga tribuna në një moment të caktuar.

 

Kjo duket se ka dhënë fryte. Kompania Ineos ka konfirmuar zyrtarisht negociatat me familjen Glazer për blerjen e një prej klubeve më të mëdha në botë, shkruan Sky Sports.

“Ne i jemi bashkuar zyrtarisht procesit”, ka thënë shkurt zëdhënësi i Ineos.

Ratcliffe ka qenë një tifoz i United që nga lindja, për të cilin ka folur prej dekadash. Është interesante se ai ishte ndër ofertuesit zyrtarë kur Roman Abramovich u urdhërua të shiste Chelsean, por oferta e Todd Boehly ishte më e lartë.

 

Ratcliffe është zyrtarisht njeriu më i pasur në Britaninë e Madhe dhe pasuria e tij vlerësohet në 18.2 miliardë funte (20 miliardë euro).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit