-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenti brazilian shkarkoi 40 ushtarë që ruanin rezidencën presidenciale pas trazirave në vend

Kryesoret

Presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva kishte dërguar 40 ushtarë që ruanin rezidencën presidenciale, e cila u grabit nga mbështetësit e paraardhësit të tij, Jair Bolsonaro në trazirat e 8 janarit në kryeqytetin Brasilia.

Të enjten e kaluar, Lula kishte njoftuar një hetim të plotë ndaj anëtarëve të gardës duke nënvizuar se ishte i bindur se ata jo vetëm nuk parandaluan, por ndihmuan Bolsonaros të pushtonin pallatin Alvorada.

“Jam i bindur se u hap porta për të hyrë, sepse asnjë derë nuk u gjet e thyer”, tha Lula, duke shtuar: “Kjo do të thotë se disa persona ua lehtësuan hyrjen ”. “Si mund të kisha (ende) në derën e zyrës sime dikë që mund të më qëllonte?”, pyeti veten dhe shprehu besimin se “pallati ishte plot me Bolsonaros”.

Deri më tani nuk është sqaruar se kush do të marrë përsipër ruajtjen e rezidencës presidenciale.

Autoritetet braziliane të hënën rritën sigurinë rreth ndërtesave qeveritare në kryeqytet, duke dyfishuar numrin e ushtarëve të vendosur pranë pallatit presidencial, Kongresit dhe Gjykatës së Lartë.

Më shumë se 2,000 njerëz u arrestuan pas tentativës së kryengritjes , të cilën qeveria e përshkroi si një “akt terrorist”.

Pothuajse 1200 prej tyre u burgosën dhe 39 po ndiqen penalisht për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, dëmtim të pronës publike dhe nxitje të grushtit të shtetit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit