Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko bashkë me Kryeprokurorin Olsian Çela dhe ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi firmosën sot një marrëveshje për mbrojtjen e monedhave nga falsifikimi.
Gjatë fjalës së tij Sejko theksoi se fenomeni i falsifikimit të monedhave duhet të goditet në kohë, ndërsa shtoi se falsifikatorët përdorin mjete moderne.
Sipas Sejkos, të dhënat e fundit tregojnë një rënie të konsiderueshme të numrit të kartëmonedhave të falsifikuara në qarkullim.
Në fund, ministri Çuçi u pyet për amnistinë fiskale, ku ashtu si qeveria shprehu vendosmërinë për të ecur përpara.
“Ne jo vetëm që po i marrim në konsideratë të gjitha vërejtjet për ta përmirësuar draftin, por ne po e punojmë këtë ligj me ekspertët europianë, jemi në kontakt me partnerët tanë për këtë ligj” tha ai.