Një selfie me bosin e mafias, Matteo Messina Denaro e bërë në repart më shumë se një vit më parë u bë virale në WhatsApp.
Foto e cila bëri që mjeku kirurg nga “La Maddalena” në Palermo të rrezikojë procedimi disiplinor.
Kjo foto u kap në ditën e kapjes së Denaro-s dhe qarkulloi nëpër celularët e mjekëve dhe punonjësve të shëndetësisë.
Në foto duket kirurgu i cili është me bosin e ‘Cosa Nostra’.
Denaro kurohej në spital me identitetin e rremë të Andrea Bonafede.