Merr një tjetër rrjedhë gjyqi për vulën e PD-së. Sot gjykata pranoi kërkesën e grupit të Enkelejd Alibeajt, që përfaqësohet në gjyq nga avokati Indrit Sefa për të pushuar kërkesën për bashkimin e dy statuteve të forcës më të madhe në opozitë, që lidhet me vendimet e kuvendeve të 17 korrikut dhe 18 dhjetorit (që thirri Lulzim Basha) që të regjistroheshin bashkë.
Enkelejd Alibeaj tërheq ankimimin në Gjykatë për statutin e PD
Gjykata e Apelit pranoi kërkesën dhe ka vendosur pushimin e çështjes sa i takon statutit të Partisë Demokratike, pas tërheqjes së ankimimit nga Enkelejd Alibeaj. Kryetari i grupit të PD-së e bëri ankimimin, pasi gjykata njohu kuvendin e 11 dhjetorit të mbajtur nga Sali Berisha.
E thënë më shkurt, Alibeaj kishte bërë 2 ankimime në Apel, i pari për të ankimuar refuzimin e gjykatës për të regjistruar bashkë ndryshimet e statutit të korrikut 2022, me ato të 18 dhjetorit 2022, Kuvendet e Bashës.
Dhe i dyti për të ankimuar vendimin e gjykatës së shkallës së parë që regjistroi ndryshimet statutore të dala nga Kuvendi i 11 dhjetorit që organizoi Berisha. Pra kryetari i grupit të PD-së nuk është tërhequr nga çështja për vulën, madje kërkoi gjykimin me shpejtësi për të regjistruar kandidatët për zgjedhjet lokale.
Por çfarë ndodh tani?
Grupi i Alibeajt u tërhoq nga kërkesa për bashkimin e dy statuteve dhe jo nga lufta për vulën. Me vendimin e fundit pritet që t’i hapet rrugë gjykimit të vendimit të Agron Zhukrit për vulën e PD, që shkalla e parë ia dorëzoi Sali Berishës. Ditën e sotme, përfaqësuesi ligjor i grupit të Alibeajt, Indrit Sefa tha në një deklaratë për media se Apeli duhet të japë vendimin para zgjedhjeve të 14 majit.
Deklarata
Sot dëshirojmë t’ju informojmë që në seancën gjyqsore që pritet të fillojë pas pak Partia Demokratike do të paraqesë një kërkesë për heqjen dorë nga ankimi e për pasojë pushimin e gjykimit të kësaj cështje.
Si fillim vlen te theksohet se kjo ceshtje eshte e natyres procedurale dhe tashme i ka rene aktualiteti. Gjykimi i sotem per te cilin ne kerkojme pushimin e ceshtjes, përcakton nësë kuvendi i Korrikut 2021 do të regjistrohet apo jo në regjistrin e partive politike të Gjykatës së Tiranës.
Për shkak se statuti i miratuar nga Kuvendi i korrikut 2021 është akti mbi të cilin pretendohet se është bazuar mbledhja e të vetëquajturit Kuvendi i 11 dhjetorit 2021 vijimi i gjykimit të kësaj cështje thjesht pengon gjykimin e cëshjes mbi legjitimitetin e Kuvendit të 11 dhjetorit dhe zgjidhjen përfundimtare të legjitimitetit të organeve drejtuese të Partisë Demokratike.
Ne kushtet kur ceshtja eshte shnderruar ne nje artifice juridike qe po zvarritet jemi te bindur se gjyqi i planifikuar per sot ndoshta eshte bere pengese per gjykimin e vendimit te Zhukrit. Qe eshte ne thelb dhe problematika kryesore qe pret zgjidhje. Per te pershpejtuar dhenien e vendimit per kete ceshtje ne kemi paraqitur nje kerkese per pershoejtim qe ne dt 31 maj.
Zgjidhja perfundimtare nga gjykata per kete ceshtje do te sjelle dhe qartesimin e shume problematikave qe kane shoqeruar aktivitetin politik te PD gjate ketyre muajve. Pa dashur te paragjykoj vendimin qe do te marrin gjykatesit, nuk mund te rri pa permendur qe per kaq muaj me radhe eshte e cuditshme ne mos e qellimshme zvarritja pa arsye te qarte e vendimit.