-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kujtohet Bordi: Nafta 208, benzina 189 lekë/litri

Kryesoret

Pas shumë ditësh Bordi i ashtuquajtur i transparencës është mbledhur për të vendosur çmimet e reja të naftës, benzinës dhe gazit.

Nga pasditja e sotme në orën 18:00 nafta do të shitet me 208 lekë/litri (+9 lekë më shumë), i benzinës 189 lekë/litri (+11 lekë) dhe gazit 71 lekë/litri. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 114 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 17 Janar, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Pak ditë më parë ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj paralajmëroi se bordi mund të shkrihej, por ende nuk ka një vendim të tillë. Mbledhja e fundit e bordit ishte zhvilluar në 20 Dhjetor të 2022-shit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit