Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku prezantoi sot në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave projektligjin me ndryshimet në ligjin për koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat.
Deputeti i PD-së, Erion Braçe tha se në parim është dakord, nëse nga drafti do të hiqet politizimi për çështje konkrete, referuar inceneratorëve, që më parë kërkoi që të flasë drejtësia pastaj të tjerët. Në draft, ai kërkoi që të bëhen edhe disa shtesa për pronarët përfitues.
LIVE-Koncensionet! Tabaku propozon 4 ndryshime ligjore: Kontroll kontratave
“Po t’i heqim politizimet zonja Tabaku. Në gjykimin tim drafti që ju keni sjellë qëndron nga fillimi deri në fund. Kontratat koncesionare janë angazhime që merren sot për brezat e tjerë.
Këto angazhimet që në atë kohë ishin marrë te koncesioni i markimit të karburanteve dhe që ishte transferuar për një redbull dhe një bake rrolls dhe që u zbulua më pas kush ishte pronari real përfitues, është brenda në parlament. Origjinali. Ishte këtu në parlament.
Të njëjtën gjë kam edhe sot. Mua më intereson transparenca, pasi largon disa nga faktet që nuk qëndrojnë. Nga pikëpamja formale, çfarë ka sjellë zonja Tabaku qëndron. Një merak kam. Është e paqartë, çështja e pronarëve përfitues.
LIVE-Nisma e Tabakut! Braçe kërkon llogari për PPP-të, Shehi: T’i bllokojmë deri në Dhjetor
Nuk ka kontratë, pa treguar pronarin përfitues deri në fund fare. Po japim ose pjesë nga pasuria kombëtare, që janë angazhime në kurriz të fëmijëve tanë. Do ketë ndonjë kufizim për numrin e kontratave që përfiton i njëjti operator? Unë pres informacionin se çfarë kontratash ka në proces” tha ai.
Komisioni vendosi që të marrë nga Ministria e Financave sa koncesione janë në proces për të vendosur më pas nëse do të procedohet në vete, apo do të pritet drafti tjetër që po përgatit qeveria për ndryshimet dhe parashikohet të kalojë në fund të vitit.