-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nisma e Tabakut! Braçe kërkon llogari për PPP-të, Shehi: T’i bllokojmë deri në Dhjetor

Kryesoret

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku prezantoi sot në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave projektligjin me ndryshimet në ligjin për koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat. Nga rritja e transparencës me publikimin e dokumenteve në Agjencinë e Trajtimit të Koncesioneve/PPP-ve, tek rritja e përgjegjësisë personale tek punonjësit e administratës, forcimi i kontrollit të raporteve financiare e deri në rritje e skrupolozitetit të luftës kundër pastrimit të parave, janë këto ndryshimet ligjore që deputetja Tabaku propozoi për kontrollin e kontratave.

Por përfaqësuesit e Ministrisë së Financave deklaroi në komision se ka edhe një tjetër nismë për ndryshimet që pritet që të finalizohet në fund të vitit. Në këtë pikë, deputeti Erion Braçe pyeti sa koncesione janë në proces dhe sa janë në bisedime për rinovime. “Nuk ka kuptim të merremi me koncesione të reja nëse ju mendoni se në fund të vitit do të miratohet ligji” tha ai.

Përfaqësuesja e Financave nuk kishte një përgjigje për këtë. Por deputeti Dashamir Shehi këmbënguli që të pezullohet dhënia e koncesioneve deri në miratimin e ligjit të ri. “Ta bllokojmë nga sot deri në dhjetor, asnjë koncesion i ri. Nuk kemi urgjencë ne. Ajo që është dhënë është dhënë deri tani” tha ai.

Ky është një hall i madh për Shqipërinë. Po ju them unë nja dy komisione të 2013, Rapiscan, është një turp i madh për Shqipërinë. Ato kampionët që kalojnë me drogë nga Rapiscani kalojnë. Nëse kishte vagabondë në atë qeveri, që besoj ka pasur, ju keni pasur mundësi ta zvogëloni” tha më tej Shehi.

LIVE-Koncensionet! Tabaku propozon 4 ndryshime ligjore: Kontroll kontratave

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit