Moti i keq ka shkaktuar përmbytjet e para në veri të vendit. Si gjithmonë në Shkodër. Lumi Buna ka dalë nga shtrati në Muriqan dhe Oblikë duke përmbytur hektarët e parë.
Situata sipas parashikimeve meteorologjike pritet që të përkeqësohet në orët në vazhdim nga reshjet e forta dhe furtuna nga veriu në jug.