Zbardhen detaje të reja lidhur me rusët dhe ukrainasin e ndaluar në gusht të vitit të kaluar në uzinën e Gramshit dhe që vijojnë që të jenë pas hekurave me akuzën e spiunazhit.
Nga kqyrja e dronit që iu sekuestrua është zbuluar se kishin pamje të disa institucioneve dhe reparteve.
Mes tyre të repartit RENEA, liqeni i Bovillës, rafineria e Patosit, si dhe disa objekte të tjera të rëndësishme ushtarake. Ende nuk janë hapur telefonat e tyre celularë.
Fund gushtin e vitit të shkuar Svetlana Valerevna Timoveva bashkë me Mikhail Zorin dhe Fedis Alpatov tentuan të hynë në ish-uzinën ushtarake në Gramsh dhe hodhën spray djegës tek rojet ushtarake të objektit.
Pas arrestimit dhe ngritjes së akuzave për spiunazh atyre u është caktuar masa e arrestit me burg masë e lënë në fuqi edhe nga apeli Durrësit.