Kanë rinisur kërkimet për gjetjen e 26 vjeçarit Mateo Lika i cili është raportuar i zhdukur që prej katër ditësh pasi dyshohet se ka rënë me makinë në ujërat e lumit Seman.
E vetmja provë që mjeti mund të ketë rënë në lumë, është targa e mbetur në parmakët e Urës së Mbrostarit.
Çfarë ndodhi 26-vjeçarin që ra në lumin Seman? Gjenden pjesë të makinës
I riu kishte ardhur nga Gjermania për pushime në Fier dhe kishte marrë me qera makinën me të cilën dyshohet se ra në lumin Seman.
Ai ka qenë i vetëm në mjet, ndërsa prej 4 ditësh familjarët nuk kanë asnjë lajm prej tij. Në vendin ku po kryhen kërkimet, ndodhen edhe familjarë të 26 vjeçarit.
Makina bie nga ura e Mbrostarit në Fier, përfundon në lumin Seman!