Deputetja demokrate Dhurata Çupi, ngriti sot në komisionin e Ligjeve shqetësimin për situatën e banorëve të Klosit e Bulqizës të prekur nga tërmeti i fundit.
Çupi kërkoi që të diskutohet kjo situatë dhe të jepen të dhëna për situatën e tyre, pasi siç tha ajo janë me dhjetëra familje në qiell të hapur.
“Sot po bie shi, ne jemi në kondicioner këtu, por ata njerëz janë atje në shi dhe institucionet e qeverisë duhet të japin një raport të hollësishëm për situatën dhe për masat që po merren për këta qytetarë.
E kemi detyrim ne si përfaqësues të tyre të ngremë zërin” tha ajo. Janë mbi 30 familje të prekura nga tërmeti.