-sidi education-spot_img
21 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tragjedia në Ukrainë! Tirana: Zemrat dhe lutjet tona janë me ju

Kryesoret

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka shprehur ngushëllimet për tragjedinë e ndodhur në Ukrainë ku si pasojë e rrëzimit të një avioni mbi kopshtin e fëmijëve, kanë humbur jetën 18 persona, mes tyre disa fëmijë, ministri i Brendshëm i Ukrainës dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë.

“Ngushëllime të sinqerta e të përzemërta për qeverinë dhe popullin e Ukrainës, pas humbjes tragjike të jetëve të Ministrit të Brendshëm Denys Monastyrsky, zyrtarëve të tjerë dhe civilëve, përfshirë fëmijë pas rrëzimit të helikopterit në afërsi të Kiev. Zemrat dhe lutjet tona shkojnë për popullin e Ukrainës”- shkruan Xhaçka në twitter.

Sipas Ihor Klymenkos, shef i Policisë Kombëtare të Ukrainës, nëntë nga viktimat ishin në bordin e helikopterit. Shkaku i incidentit nuk dihet ende.

Ai ndodhi në kohën kur forcat ruse vazhdojnë përpjekjet e tyre sulmuese në qytetin e Bahmutit, në rajonin lindor të Donjeckut.

Kievi, ndërkohë, u kërkoi përsëri aleatëve të tij perëndimorë që të përshpejtojnë miratimin e dërgimit të armatimit më të avancuar, duke përfshirë tanke moderne.

Ministri i Brendshëm ukrainas, Denys Monastyrsky, ishte një nga personat në bord të helikopterit. Zëvendësi i tij, Yevgeniy Yenin, dhe sekretari i shtetit, Yurii Lubkovych, gjithashtu humbën jetën në incident.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit