Prej orës 10:00 të paradites së sotme Gjykata Kushtetuese ka nisur shqyrtimin e kërkesës për mandatin si deputete të Olta Xhaçkës. Opozita me dy kërkesë padi, iu drejtua Gjykatës Kushtetuese.
Opozita pretendon se Xhaçkës duhet t’i hiqet mandati pasi ka bërë shkelje, referuar sipas saj faktit që burri i ministres ka fituar statusin e investitorit strategjik në jug.
Përfaqësuesi ligjor i Kuvendit, Erind Mërkuri, i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese që të rrëzojë kërkesën e deputetëve të opozitës për heqjen e mandatit të deputetes së Partisë Socialiste, njëherazi dhe ministres së Jashtme, Olta Xhaçka. Ai argumentoi se veprimet e familjarëve nuk mund të përfshihem tek veprimet e deputetit.
Marash Logu, përfaqësuesi ligjor i PD, grupit të Enkelejd Alibeajt u shpreh se Kuvendi rrëzoi kërkesën e deputetëve në shkelje, pasi “nuk ka përgjegjësi ligjore të bëjë interpretime, të hyjë në meritat e çështjes”. Seanca vazhdon në Kushtetuese.
BIRN: Skema, si po tenton Xhaçka të shpëtojë me procedurë në Kushtetuese