Gjykata Kushtetuese ka vendosur që të rihapë procesin gjyqësor për Arben Frrokun, i dënuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj.
Arben Frroku kishte kërkuar rihapje të procesit gjyqësor dhe shfuqizimin si antikushtetues të vendimeve nr. 73, datë 29.06.2015 te ish-Gjykatës së Apelit për Krime të Renda, nr. 443, ditë 08.06.2017 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.
Po ashtu kishte kërkuar edhe Kthim të çështjes për rigjykim pranë gjykatës kompetente duke urdhëruar rigjykimin e saj me tjetër trup gjykues.
Arben Frroku fillimisht mori pafajësi nga gjykata e krimeve të rënda. Në Apel Frroku u dënua me burg të përjetshëm por ndërkohë ishte arratisur nga Shqipëria dhe u zbulua me identitet të rreme jashtë vendit. Ai ende nuk është ekstraduar.









