-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bayern firmos me Sommer

Kryesoret

Bayern Munich zyrtarizon portierin Yann Sommer. Pas lëndimit të rëndë të Manuel Neuer, Bayern ka nënshkruar me 34-vjeçarin Yann Sommer nga Borussia Monchengladbach. Sommer ka rënë dakord për një kontratë deri më 30 qershor 2025.

Yann Sommer është një afrim shumë i vlefshëm për ne, sepse ai ka një përvojë të pasur ndërkombëtare dhe ka luajtur tashmë në Bundesliga për shumë vite.

Ai ka gjithçka që kërkohet për të kontribuar të menjëhershëm në suksesin tonë. Ne jemi të sigurt se mund t’i arrijmë qëllimet tona me Yann Sommer” tha klubi gjerman.

Vetë portieri u shpreh “Jam shumë i emocionuar për sfidën e re në Bayern. Është një klub i madh dhe i fuqishëm. Ne kemi luajtur kundër njëri-tjetrit shumë here, e di cilësinë dhe atmosferën e madhe të këtij klubi.

Jam krenar që tani jam pjesë e Bayern. Kemi disa sfida të mëdha përpara. Mezi pres të filloj të luaj këtu me shokët e mi të rinj të skuadrës dhe gjithçka që do të vijë. Dua të falënderoj Borussia Monchengladbach për tetë vite e gjysmë të mrekullueshme dhe që mundësoi këtë transferim”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit