Shqipëria është “pushtuar” nga moti i keq nga jugu në veri që ka sjellë edhe dëme të shumta edhe në infrastrukturën rrugore.
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka postuar një video ku tregon shembjen e një ure dhe akuzon pushtetin për cilësinë e investimeve.
“Reshjet i tejkalojnë përmbytjet në Durrës. Në Fushë Draç të Ishmit shembet ura. Reagimi i pushtetit vendor është zero, masat e marra janë zero!
Turp i Rilindjes!! Ja si përfundojnë investimet e vjedhura të “Rilindjes” në Bashkinë e Durrësit! 14 Maji #NdryshimMeCdoCmim” shkruan Meta.