Reshjet e shiut do të vijojnë gjatë gjithë javës, teksa në ditët në vijim pritet ulje e temperaturave.
Sinoptikani Hakil Osmani tha se pritet të ketë edhe reshje dëbore në zonat malore.
Sakaq shtoi se zonat më të rrezikuara për përmbytje janë Shkodra, Lezha dhe Durrësi ndërsa pritet që javës e ardhshme të kemi një përmirësim.
Pyetje: Kush janë zonat më të rrezikuara?
Hakil Osmani: Përsa i përket zonave më të rrezikuara, ka pasur disa ditë me reshje të konsiderueshme. Do e thellojnë më shumë problematikën e përmbytjeve. Jo vetëm për Shkodrën dhe Lezhën, por edhe për qarkun e Durrësit. Temperaturat e ulëta, që do jenë në pjesën e dytë të javës.
Pyetje: Sa do zgjasë situata?
Hakil Osmani: Situata me këto reshje të shiut dhe dëborës në zonat malore, pritet të jetë deri në fillim të javës tjetër. Më pas do kemi herë herë kthjellime. Më pas pritet të ketë një përmirësim të situatës.