Reshjet e dëborës e kanë zbardhur veriun e vendit, ndërsa në orët e fundit, raportohet për probleme dhe vështirësi qarkullimi në disa zona.
Në Tamarë-Vermosh si pasojë e reshjeve të dëborës është dashur ndërhyrja me mjete e punëtorë për të hapur qarkullimin pa probleme për mëngjesin e të enjtes.
Reshjet e shiut, përmbyten rrugë e shkolla në Shkodër e Lezhë, disa zona pa energji!
Ndërsa në aksin Bogë-Theth në zonën e tuneleve ka pasur rënie orteqesh, duke sjellë vështirësi në qarkullim. Për këtë është ndërhyrë me pastrimin e rrugës pasi rënia e orteqeve vazhdon të jetë aktive dhe këtë të enjte.
Pamjet e mëposhtme vijnë nga aksi Tamarë-Vermosh dhe tek tunelet në Qafë-Thore.